Rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit ku vdiq polici Sami Thaqi - VIDEO

 

Nga thirrjet në polici për dhunë në familje e deri te misteri i shpërthimit të eksplozivit në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, u trajtuan detaje në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Pak minuta pasi kishte ndodhur shpërthimi një dëshmitar kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ku kishte ndihmuar policinë të i barte trupin e vdekur të Sami Thaqit e trupat e lënduar të dy policëve të tjerë jashtë hapësirave të shtëpisë.

Hajrim Sopa, një dëshmitar që kishte mbërritur i pari në vend-ngjarje pasi kishte dëgjuar shpërthimin, rrëfeu për natën kritike.

“Po unë duke ardhur këndej nga shkolla, e kemi ndëgju një krismë koxha e madhe në qendër të Zhur-it është dëgjuar. Kemi menduar që policia kanë shpërthyer naj minë dhe kemi ardh te nalt. Kanë dalë policia në rrugë dhe kanë kërkuar ndihmë kemi ardh e kemi marr policinë”, rrëfen dëshmitari.

Ai tregoi edhe se si kanë hyrë brenda për të marrë policët.

“Kanë qenë vetëm tre policë me uniformë, kur kemi hy brenda ska pasur policë në tok kurrgjë vetëm në tokë, vetëm pantallonat kanë qenë në trup. Ata kanë qenë brenda, i kemi nxjerrë një ka një, i kemi shti në kerr të njërit këtu në Zhur, edhe fëmijët i kemi marrë i kemi shti në kerr, pastaj kemi hy për së dyti, njëri ka qenë i plagosur në këmbë e kemi marrë e kemi shti në kerr të policisë e i treti ka qenë i vdekur në vend”, vazhdon rrëfimi i dëshmitarit.

Më vonë sipas tij policia pasi kishte ardhur në vendin e ngjarjes i kishte kërkuar të largohej nga vendi i ngjarjes duke e falënderuar për ndihmë.

“Këtu ka qenë në dhomë, e kanë nxanun bllokat përmi. Masi që kanë ardh policia i kanë qit shiritat na kanë thanë policia mundeni me shku në shpi edhe ne kemi shku, mu më erdh keq edhe sot se kogja vështirë u kanë për ne, për që i kemi qit xhenazen kogja keq ka qenë. Sen nuk na kanë thanë veç na kanë falenderu kemi dalë në rrugë. Asnjërit si kam kallxu si kam treguar qysh ka ndodh deri sot kërkush ska ardh me më pyt kurrgjë përveç juve”, tregon tutje ai.

Më pas ai shpjegon edhe nëse ishte në dijeni se përse kishin ardhur policët në po atë shtëpi.

“Ata kanë qenë policë për me ardh me i këqyr drogë a nuk e di, për qatë punë kanë ardhur. Ata që kanë qenë të pa lënduar i kanë parë trupat dhe kanë qajtë janë ulur këtu dhe kanë qajt se sun i pajshin qashtu. Ambulanta ka ardhur kogja shpjet, si i kanë lajmëru policia menjëherë kanë ardhur, Vetëm njëri nga të plagosurit ka shku me kerr të policisë tjetri me ambulancë”, tregoi ai.

Në anën tjetër Prokuroria Themelore në Prizren po heton pista të ndryshme të hetimit.

“Prokuroria po heton disa pista të hetimit dhe në përfundim të hetimit do ta zbardhim të gjithë ngjarjen çka ka ndodh”, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.