Policia e Kosovës

Rrahje në Shtime, shkak kontesti pronësor

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në ‘Lagjen e Pajtimit’ në komunën e Shtimes.

Sipas Policisë, ata po dyshohen se për shkak të një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kanë sulmuar njëri tjetrin.

Policia thotë se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.