Foto: KALLXO.com Ilustrim

Rrahje masive në Lipjan, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Të dyshuarit sipas sqarimit të policisë në raportin ditor, kishin rrahur dy persona të tjerë duke i shkaktuar atyre lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor e më pas janë liruar.

Dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.