Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rohde: Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përcjell një urim për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke siguruar se Gjermania do të vazhdojë të jetë partnere e Kosovës.

“Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë dhe partnere e fuqishme për ju”, ka shkruar diplomati gjerman në platformën.

Urime për 16-vjetorin e Pavarësisë ka pasur edhe diplomatë tjerë të akredituar në Kosovë, si dhe liderë shtetesh, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Kosova e shpalli Pavarësinë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës.