Foto: Kallxo.com

Rinumërimi i votave, KQZ njofton se kanë mbetur edhe 254 vendvotime për numërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 60 vendvotime janë rinumëruar deri më tani nga 314 sa janë gjithsej.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri të premten në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja”, thuhet në njoftimin për media nga KQZ.

“Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Formularët e rinj të plotësuar pas rinumërimit dhe formularët e plotësuar në vendvotime mund t’i gjeni në këtë link.