Rikthehet norma standarde e TVSH-s në disa sektorë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e disa sektorëve të regjistruar për TVSH nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të aplikojnë prapë normën standarde prej 18 për qind.

ATK përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se tatimpaguesit që furnizohen me mallra dhe shërbime në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, mund të aplikojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej tetë për qind vetëm deri në fund të këtij viti.

Të njëjti kanë njoftuar se edhe tatimpaguesit për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, me rastin e furnizimit të tyre u lejohet që të mos aplikojnë TVSH vetëm deri me datë 31.12.2021.

“Kjo me kusht që të kenë plotësuar kriteret e përcaktuara me vendim nga Ministri i Bujqësisë”, është thënë në njoftim.

Pra, nga data 1 janari i 2022-ws, këta sektor tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.