Rifat Jashari: Sot i nderojmë bijtë e bijat më të mira të kombit tonë

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se liria që po gëzohet sot është falë atyre që derdhën gjakun brez pas brezi.

“Sot jemi tubuar këtu në Kazermën “Adem Jashari” për t’i kujtuar bijtë e bijat më të mira të kombit tonë brez pas brezi që luftuan dhe derdhen gjak për këtë liri që po e gëzojmë sot. Lavdi dhe nderi qoftë mbi të gjitha ato familje që dhanë më të dashurit e vet”, tha Jashari.

Epopeja e Dukagjinit filloi me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të rënë dhe në nderim të himnit kombëtar dhe atij shtetëror.

LIVE Parakalimi i FSK-së në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

LIVEParakalimi i FSK-së në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 5 mars 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova është krenare që ushtria e saj është e gatshme të shërbejë në çdo cep të Kosovës.

Tutje Thaçi tha se Kosova është krenare me sakrificën e familjes Jashari.

Gjithashtu ai tha se Kosova për 12 vjet të pavarësisë ka arritur të jetë një storie suksesi në rajon me të arriturat e saj.

“Kosova me sukses kaloi fazën e tranzicionit shënuam të arritura të jashtëzakonshme për 12 vite të pavarësisë, vlerësime këto të miqve tanë dhe qytetarëve, Kosova është storie e suksesshme. Secili qytetar duhet të ndihet mirë me vendin dhe suksesin si dhe kontributin e tij dhe krenar për lirinë. Pas lirimit dhe shpalljes së pavarësisë, Kosova do të jetë mirënjohëse ndaj shteteve perëndimore për kontributin, do të jemi mirënjohës ndaj SHBA dhe shteteve të NATO-s. Të nderuar pjesëtarë të FSK, qytetarët dhe shteti ynë krenohen me ju, krenohemi me rezultatet tuaja dhe me gatishmërinë për të shërbyer në çdo cep të vendit, kudo që kërkohet dhe në të gjitha misionet e paqes kudo në botë. Ju jeni ushtri moderne, bashkëkohore, multietnike”, tha  Thaçi.

Presidenti Thaçi mungoi në seancën e Kuvendit për ’22 vjetorin e Epopesë së UÇK’-së

.