Albin Kurti - LV - FOTO KALLXO

Kurti flet për fotografinë me Vjosa Osmanin dhe Rifat Jasharin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, , i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur edhe për fotografinë e tij me kryeparlamantaren Vjosa Osmani dhe Rifat Jasharin.

Kurti në lidhje me këtë tha se ka një lloj mirëkuptimi për kundërshtarët e tij, që ‘nuk kanë qenë në atë fotografi’.

“Duhet ta shpreh një lloj mirëkuptimi për kundërshtarët e mi, po të isha në vendin e tyre, edhe unë do të isha në panik, çka të bëj, Vetëvendosja 52.5%, çka të bëjmë Pra unë kam një lloj mirëkuptimi. Tash mua nuk më kap paniku sepse nuk bëhem kurrë si ta. Por nëse për një moment do të gjendesha në këpucët e tyre, me të vërtetë është e tmerrshme. Me u detyru me u bo bashk me PAN, me LDK me një qeveri që varet nga Lista Serbe”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharres për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.

Intervistë Ekskluzive: Albin Kurti, Kryeministër në detyrë#JetaNeKosove

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 23 avril 2020