Riciklimi nuk po funksionon - 15 mënyra për të zvogëluar përdorimin individual të plastikës

Vetëm 9% e plastikës riciklohet, dhe reduktimeve të dukshme do u nevojitet ndryshim sistematik, por ka disa mënyra më të lehta për individët sesi ta zvogëlojnë atë, raporton The Guardian.

Derisa fabrikat e plastikës po luftojnë prodhimin, ato në të njëjtën kohë po e promovojnë dështimin e sistemit riciklues. Vetëm 9% e plastikës riciklohet, plastika tradicionale bëhet nga ekstradimi i vajit dhe gazit, në këtë mënyrë ato kontribuojnë në rritjen e temperaturave dhe krizën klimatike.

Ekspertë të ambientit në vazhdimësi po bëjnë thirrje për reduktimin e përdorimit të plastikës, pasi që mbetjet akumulohen në oqeane, vende të varfëra dhe madje edhe në trupat tanë.

Plastika po ashtu digjet, në Kinë, e cila njëherë pranoi një sasi të madhe të mbetjeve të Amerikës-ka fillluar ta refuzojë atë, duke bërë që më shumë se një milionë amerikanë të jetojnë afër furrave të djegjes së mbeturinave.

Ulja e konsiderueshme kërkon ndryshim sistematik, thonë hulumtuesit, por janë gjithashtu edhe disa mënyra për persona që duan të tkurrin përdorimin e plastikës.

 Mbani një shishe, pirun/lugë dhe qese të ripërdorshme

Sigurohuni t’i përdorni këto mjete sa më shumë që të mundeni, për të ua ditur vlerën burimeve nga të cilat janë krijuar.

Refuzoni kapakët në gotën e kafesë

Pini ca gëllëjnka para se të dilni nga dyqani nëse doni të shmangni derdhjen.

Zgjidhni produktet të xhamit  nëse janë si opsion, ricikloni këto materiale

Riciklimi i plastikës po dështon në masë të madhe, por ju duhet të përpiqeni të ricikloni mbetjet e plastikës nëse ju pranohen në komunitetin tuaj.

Xhami dhe alumini mund të riciklohen më lehtë, madje xhami është më efiçientë kur ripërdoret.

Mundësisht hani në restorant në vend se ta merrni me vete

Nëse nuk keni ndonjë paaftësi fizike, njoftoni shërbyesin paraprakisht se nuk keni nevojë për rrëmojsë dhëmbësh.

Nëse porosisni, tregoni restorantit që nuk dëshironi enë plastike

Ky është një opsion në disa aplikacione për dërgim të ushqimit.

Zgjidhni produkte me më pak paketim, thuaj jo limonëve, mollëve, qepëve, hudhrave të mbushura, dhe çajit që vjen në qese plastike

Zgjidhni prodhime më të freskëta për të shmangur mbështjellësit plastik individual.

Blini në sektorin e sasive të mëdha dhe përdorni çantat tuaja

Disa markete do ju lejojnë të përdorni çdo lloj mbajtësi, paraprakisht verifikoni peshën e mbajtësit.

Përdorni shufra sapuni që janë të disponueshëm edhe për shampo dhe rruajtje në vend të shisheve

Gjeni shufra që janë të mbështjellura me letër dhe për një përfitim shtesë mjedisor shmangni vajin e palmës.

Përdorni mjete rroje që kërkohet vetëm ndërrimi individual

Shpenzimi i parë mund të jetë marramendës por nëse mund ta përballoni, do të kurseni para me kalimin e kohës.

Vini re se TSA nuk lejon pasagjerët të fluturojnë me mjete të rrojës.

Përdorni një furçë dhëmbësh me kokë të zëvendësueshme

Marketi për këto produkte po rritet furishëm, një pjesë e madhe e materialeve do kenë fibra sintetikë, po së paku mund të shmangni hudhjen e brushës disa herë në vit.

Blini pastrues të përqendruar që mund të përzihet me ujë në enë të ripërdorshme

Ju mund t’i gjeni këto në formë të pudrës, gellit dhe në formë të lëngët.

Zgjidhni lëng të ngrirë të koncentruar që vjen në tuba kartoni në vend të atyre plastikë

Disa prej tyre kanë shije të mirë, dhe janë më të lehtë për t’i bartur në shtëpi.

Mos blini ujë në shishe, filtrojeni tuajin

Uji në shishe nuk është më i sigurt sesa ai i çezmës, por industria nuk ka  pse ta demaskojë rezultatin e testimit.

Blini më pak rroba, ose blini në dyqane të dorës së dytë, lani rrobat më pak për tu qëndruar më shumë.

Shumica e rrobave përmbajnë fibra sintetike të bëra nga plastika. Këto fibra ndahen gjatë larjes dhe përfundojnë në kanalizime. Materialet sintetike mund të kenë disa përfitime nga ato natyrale, sepse qëndrojnë më shumë.

Kur blini online, grumbulloni sa më shumë artikuj në një grup, në mënyrë që kur t’i pranoni të merrni më pak zarfa plastikë

Ju gjithashtu mund të zgjidhni kohë më të ngadaltë të transportit, e cila mund të zvogëlojë gjurmën klimatikë të blerjes tuaj.

Përgatiti- Festina Sopa