Mbeturinat në të dy anët e rrugës që të çon te deponia kryesore rajonale e Gjilanit

Mbeturinat nga metalet dhe plastika trajtohen më së shumti në Kosovë

Mbeturinat nga metalet në Kosovë trajtohen më së shumti nga të gjitha llojet tjera. Një raport i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tregon të dhënat për trajtimin e mbeturinave nga bizneset. Sipas raportit, mbeturinat e hekurit trajnohen më së shumti, 51 për qind duke u pasuar nga mbeturinat e plastikës me 28 për qind.

“Përqindja më e madhe e mbeturinave të trajtuara i takon mbeturinave të metalit, pasuar nga ato të plastikës. Format e trajtimit kanë qenë deponimi, sterilizimi, riciklimi përkatësisht ndarja dhe klasifikimi”, thuhet në raport.

Raportin e plotë mbi trajtimin e mbeturinave në Kosovë mund të gjeni KËTU.