Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Rezultatet për Junikun, fiton Ruzhdi Shehu
14.11.2021 - 20:32
Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka fituar zgjedhjet me 50.61% të votave në garën ku kundërkandidat e kishte anëtarin e AAK-së, Agron Kuçi, i cili ka fituar 49.39% të votave.
Të dhënat tregojnë që Shehu ka fituar 1,199 vota ndërsa Kuçi 1,170 vota.
Këtu mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.
Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë zgjedhjeve në 21 komuna.