
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në takim me ambasadorin Michael Davenport, 21 mars 2023./ Foto: Kuvendi i Kosovës
Reforma zgjedhore, temë diskutimi në takimin e Konjufcës me shefin e OSBE-së në Kosovë
21.3.2023 - 14:05
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Kosovë, Michael Davenport.
Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.
Në njoftim thuhet se Konjufca ka falënderuar ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e misionit të OSBE-së.
Konjufca, siç thuhet në kumtesë, ka theksuar se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe gjithashtu shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.