Reagon Rozeta Hajdari pasi AKK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj saj

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal ndaj saj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hajdari ka thënë se nga mediat është njoftuar në lidhje me këtë çështje.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka thënë se gjatë gjithë kohës ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë.

Sipas saj, deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.

Ndryshe, KALLXO.com pas konfirmimit nga ana e AKK-së kishte kontaktuar ministren në lidhje me kallëzimin penal, mirëpo e njëjta tha se për shkak të ngarkesës në punë çështja e raportimit të pasurisë “i ka dalë nga mendja”.

Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari

www.kallxo.com