Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog Foto: KALLXO.com
Reagon ambasadori i BE-së pas djegieve të veturave me targa të Kosovës në veri
Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog e ka dënuar ashpër djegien e veturave të ri-regjistruara së fundmi me targa të Kosovës, në veri të vendit.
Përmes një shkrimi në Twitter, Szunyog ka thënë se shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale, sipas tij, është i mjerueshëm dhe i papranueshëm.
“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi me targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës” – ka shkruar Szunyog.
Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të identifikojnë autorët.
Strongly condemn the burning of vehicles recently re-registered to Kosovo license plates in north Kosovo.
Destruction of private property, that occurred over last2days, aimed at intimidating local population is deplorable, unacceptable&should be condemned by all relevant actors.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 31, 2023
Mbrëmë pas mesnatës dyshohet se tre serbëve të Kosovës u janë djegur veturat të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Policia ka njoftuar se dy vetura janë djegur në Mitrovicë të veriut dhe një tjetër në Zveçan.