Ilustrim

Rasti ishte raportuar në prill të vitit 2022, arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve të ndryshme në Mitrovicë. Organet e rendit kanë njoftuar se i kanë konfiskuar dokumentet nga i dyshuari.

Rasti i falsifikimit të dokumenteve ishte raportuar gati dy vjet më para, saktësisht në muajin prill të vitit 2022.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.