Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Raportohet zhdukja e dy personave në Gjilan

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës për zhdukjen e dy personave vajzave në qytetin e Gjilanit.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit, rreth orës 07:00.

Ankuesi ka thënë se viktimat kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre” – ka thënë PK në raportin 24-orësh.

Tutje është thënë se rasti i iniciuar si “Person i zhdukur” është nën hetime.