Ramush Haradinaj përkujton masakrën e vitit 1999 në fshatrat e Pejës

Sot janë bërë 21 vite që kur forcat serbe vranë dhe masakroi 118 civilë shqiptarë në katër fshatra të Pejës: Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq.

Ish- kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka përkujtuar këtë masakër.

“Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës”, ka shkruar Haradinjat.

Qindra shqiptarët të pafajshëm e të pambrojtur pushojnë në varre, ka shkruar tutje ai.

“Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, të testim të spastrimit etnik”, është shprehur ish- kryeministri.

Tutje, ai thotë se duhet të vendoset sa më parë drejtësi për krimet e bëra, dhe ata që kryen këto krime të marrin dënimin meritor.