Foto: Facebook

Ramiz Lladrovci bën hajgare me aderimin e Agim Bahtirit në LVV

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ironizuar aderimin e Kryetarit të Mitrovicës i cili gjatë ditës së djeshme aderoi nga Aleanca Kosova e Re në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një koment në Facebook të shoqëruar me fotografinë e famshme të Bahtirit me drejtues të PDK-së- përfshirë edhe Kadri Veselin- në një tavolinë me mish, Lladrovci tha edhe se shpreson që Bahtiri në LVV të gjejë persona “si vetveten me vlera jashtëtokësore”.

“Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!”, ka shkruar Lladrovci.