Ramadani: Brenda disa javësh në Kosovë vijnë kontingjente të tjera me vaksina

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se brenda disa javësh në Kosovë do të vijnë kontingjente të tjera me vaksina kundër COVID-19.

Mbrëmë në Kosovë  kanë arritur 24 mijë doza të vaksinave “AstraZeneca” në kuadër të programit COVAX nga UNICEF të cilat sipas Ramadanit, shërbejnë për vaksinimin e 12 mijë personave.

“Në aspektin organizativ jemi duke folur për 12 mijë doza, por komiteti i imunizimit pritet që të rekomandojë që të harxhohen 24 mijë vaksinat për 24 mijë njerëz. Doza e dytë e vaksinës mund të merret nga 4 deri në 12 javë, edhe nëse nuk merret, asgjë nuk mund të ndodhë. Kontingjenti i dytë është 108 mijë doza. Një kontnigjent i dytë ose i tretë do të vijë së shpejti për disa javë në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

www.kallxo.com