Rama: Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin, lajm i mirë për rajonin

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Rama tha se vota e Serbisë pro këtij vendimi është rreshtim i saj me Perëndimin dhe lajm i mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Para disa minutash, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës.

Çfarë nënkupton pezullimi i Rusisë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut?