Ilustrim, Foto: Pixabay

Ndërprerja e madhe e energjisë godet Shqipërinë, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi

Autoritetet po punonojnë për të rivendosur energjinë pas një ndërprerje të madhe në katër vende të Ballaknit mes temperaturave përvëluese në të gjithë rajonin.

Në katër vendet u raportua për ndërprerje në shërbimet e përditshme.

Korrespodentët dhe zyrat e BIRN-it në kryeqytetin boshnjak, Sarajevën, kryeqyteti malazez, Podgorica dhe qyteti i Osijekut në Kroaci, të gjithë raportuan se u ishte ndërprerë energjia elektrike.

Ndërprerja e energjisë elektrike u raportua se filloi së pari në Mal të Zi dhe më pas goditi Bosnjën dhe Hercegovinën, një pjesë të Kroacisë duke përfshirë rajonin e Dalmacisë dhe Shqipërinë veriore. 

Jemi në kontakt me kolegë nga kompani të tjera. Energji elektrike nuk kanë  katër vende, shumica e Bosnjës, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi. problemi është në sistemin protativ 400 kv”- ka thënë Ndërmarrja Publike Elektrike e Republikës Serbe në Bosnje për televizionin N1 TV.

Në katër vendet, autoritete kanë thënë se janë duke punuar për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. Korrespodenti i BIRN-it në Osijek raportoi se energjia u rivendos në disa qytete të mëdha kroate pas disa orësh. 

Drejtori ekzekutiv i Sistemit të Transmetimit Elektrik të Malit të Zi, Ivan Asanoviç, ka thënë se shkaku i ndërprerjes ende nuk dihet. 

“Sistemi Malazez i Transmetimit Elektrik, CGES në bashkëpunim me kolegët nga zyra përreth, po punojnë për të zgjidhur problemin dhe për të siguruar furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët në Mal të Zi”- ka thënë Asanoviç për gazetën malazeze “Vijesti”.

Rajoni ka qenë duke përjetuar një valë të madhe të të nxehtit, me temperatura që arrijnë rreth 40 gradë në disa vende. Mediat spekuluan se ky mund të ketë qenë një faktorë në ndërprerjen e energjisë elektrike./Balkan Insight