Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rahovec, gruaja dyshohet se sulmoi bashkëshortin e saj

Në Rahovec dyshohet se një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj të martën rreth orës 10 të mbrëmjes, shkruan në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar që viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq sipas Policisë e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si vepër penale “dhunë në familje.”