Mitrovica - 24-03-2020

Qytetarët e Mitrovicës zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbrëmë kishte kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës zbatimin e vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes dhe qarkullimit të veturave, ndërsa sot ka përgëzuar qytetarët e kësaj komune.

Bahtiri, përmes postimit të tij në Facebook ka shkruar se: “Qytetarët e Mitrovicës, duke zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për kufizimin e lëvizjes po tregohen shumë të përgjegjshëm për mbrojtjen e tyre dhe të familjeve të tyre nga coronavirusi Covid-19”.

Vetëm duke qëndruar në shtëpi, mund t’ia dalim kësaj sfide të madhe me të cilën po ballafaqohet njerëzimi anekënd botës.

 

Vendimi i Qeverisë, në cilat orë nuk mund të dilni jashtë?