Ilustrim

Qeveria vendos në shitje veturat zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë që janë jashtë funksionit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shitjen e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Ekonoisë, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky vendim ka ardhur këto automjete nuk janë në përdorim.

“Duke qenë se shumë nga këto automjete nuk janë në përdorim dhe kanë krijuar barrë për mirëmbajtjen e tyre dhe më qëllim të menaxhimit më efektiv, ekonomik dhe të mbrojtës së pasurisë jofinanciare, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që përmes ankandit publik të njëjtat të vihen në shitje” – tha Kurti.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë kjo çështje është identifikuar si problem pasi këto automjete krijojnë shpenzime të panevojshme.

“Është një çështje procedurale, e kemi identifikuar si problem për disa automjete që nuk shfrytëzohen dhe krijojnë shpenzime të panevojshme, nuk mund të futen në përdorim andaj propozojmë t’i shesim” – ka thënë ajo.