Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria publikon logon dhe programin e manifestimeve për 16-vjetorin e pavarësisë - FOTO

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot logon zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe programin e plotë të manifestimeve shtetërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë ishte prezantuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës.