Ilustrim

Qeveria ndan 300 mijë euro për të rregulluar një pjesë të shembur të rrugës Mitrovicë - Jarinjë

Ministria e Financave ka ndarë 300 mijë euro për të sanuar rrugën nacionale Mitrovicë- Jarinjë, një pjesë e të cilës është shembur në vendin e njohur si “Kërshi i Kajushës”.

Ky vendim është marrë sot në mbledhje e 100-të të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makershi tha se mjetet këtë rrugë merren nga nen programi “shpenzimet e pa parashikuara”.

“Ministria e Financave sjell për aprovim kërkesën për ndarje të mjeteve si rezultat i shembjes së rrugës nacionale në vendin e quajtur si “Kërshi i Kajushës”. Ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 300 mijë euro. Mjetet merren nga nën programi shpenzimet e pa parashikuara”, ka thënë Makreshi.