Ilustrim

Qeveria miraton Planin kombëtar për eficençë të energjisë 2019-2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë për periudhën 2019-2021.

Vendimi obligon Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit  si dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e masave që dalin nga ky dokument.

Sipas Qeverisë, ky Plan ka për qëllim arritjen e objektivave të politikës shtetërore në fushën e efiçiencës së energjisë, duke përfshirë skemën obligative dhe masat alternative të efiçiencës së energjisë, masat e politikave për efiçiencë të energjisë, kursimet e energjisë të arritura ose të planifikuara për t’u arritur në nivelin e furnizimit, transmisionit, shpërndarjes dhe konsumit final të energjisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat kombëtare të efiçiencës së energjisë.

Ky dokument gjithashtu përfshin një vlerësim të zbatimit të planit paraprak 2016-2018.