Qeveria miraton marrëveshjen për bashkëprodhime filmike me Bullgarinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen për bashkëfinancime në fushën e kinematografisë në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Miratimi i kësaj marrëveshje është bërë sot gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për bashkëprodhimin e filmit në mes dy vendeve.

“Marrëveshja ka rëndësi të veçantë për bashkëprodhimin e industrisë filmike dhe do të kontribuojë filmit për industrinë dy vendeve dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike të industrisë, rritjes dhe prodhimit të filmit, televizionit, videove dhe mediumeve të reja në të dy vendet” – tha kryeministri Kurti.

Kosova ka nënshkruar për bashkëprodhime në fushën e kinematografisë edhe me Francën, Izraelin e Shqipërinë.