Qeveria me vendim për blerjen e objekteve për Ambasadën në Berlin dhe objektit rezidencial në Washington

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Koovës në Berlin si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- thuhet në njoftim.