(Ilustrim) - Mbledhja e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr 3 vendime

Qeveria e Kosovës më 20.03.2024 ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike, gjatë të cilës ka marrë tri vendime.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kabineti qeveritar ka vendosur që të paguajë koston e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Po ashtu Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.

Ndërsa në këtë mbledhje është emëruar komisioni ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas njoftimit, komisioni u emërua me këtë përbërje:

Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;

Xheladin Krasniqi, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

Shenaj Hoxha, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së burimeve njerëzore, anëtare;

Egzone Osmanaj, eksperte e jashtme, anëtare.