Fatmir Limaj | Foto: "Drejtësia në Kosovë"
Qeveria Kurti shkarkoi bashkëluftëtarin e Fatmir Limajt
19.2.2020 - 17:50
Njëri nga anëtarët e bordit të Telekomit, të shkarkuar sot nga Qeveria Kurti, është edhe Skënder Hoti, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Fatmir Limajt.
Skënder Hoti ishte edhe dëshmitar në gjykimin e Limajn në rastin “Bellanica”.
Kabineti qeveritar ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar ministres Hajdari që të bëjë kontrolle edhe në ndërmarrjet e tjera.
KALLXO.com në mars të vitit 2018 kishte raportuar për bordin e politizuar të Telekomit.
Bordi i Politizuar i Telekomit