Foto: ZKM

Qeveria emëron dy anëtarë të rinj të Bordit të ShSKUK-së

Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK), të propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e sotme (13.06.2024).

Besa Balidemaj do të jetë anëtarja që përfaqëson Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Ismet Ramadani do të përfaqësojë spitalet rajonale.

Balidemaj është udhëheqëse e Divizionit për planifikim strategjik në ministri, ndërsa Ramadani është endokrinolog nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan.

Emërimi i përfaqësuesit të MSh-së vjen pasi që Naim Bardiqi, i cili mbante këtë pozitë dha dorëeqje më 02.05.2024, në fund të mandatit të tij si kryesues i bordit.

Ndërsa, emërimi i përfaqësuesit të spitaleve vjen pasi që Ligji për Shëndetësi parasheh që ai të emërohet në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Paraardhës i Ramadanit në këtë pozitë ishte reumatologu nga Spitali i Ferizajt, Besim Demolli.

Anëtarët e tjerë të këtij bordi janë Dren Boshnjaku – përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni – përfaqësuese nga Klinika Stomatologjike e QKUK-së, Rrezarta Bajrami nga IKSHPK, Vjollca Kadolli nga Shërbimi i kujdesit parësor shëndetësor dhe Enver Gashi – drejtor financiar.