Qeveria e Kosovës vendos sanksione ndaj Iranit dhe miratoi pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës sot më 13.06.2024, ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe pakon e re të sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian e aleatët e tjerë.

“MPJD propozon vendimet për zbatimet e pakos së sanksioneve ndaj Federatës Ruse si dhe pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndaj personave dhe subjekteve të përfshirë në aktivoteteve berthamore dhe personave që ofrojnë mbështetje qeverisë së Iranit”- ka thënë ajo.

Ndërsa ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë janë të lidhura edhe me vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalnyn.

Edhe me herët, Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë.

Që nga 24 shkurti, Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës.

Sanksionet e mëhershme të Kosovës ndaj Rusisë i gjeni në këtë LINK.