Këto janë sanksionet e Kosovës kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar saksionet e saj kundër Rusisë, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Propozim vendimi me të cilin Qeveria e  Kosovës vendosë sanksione janë në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Në bazë të vendimit, sanksionet konsistojnë në:

2.1 Ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuar

2.2 Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar

2.3 Ndalim për individët dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuar

3.Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij vendimi

4.Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, tha se pas agresionit të djeshëm ushtarak nga Rusia që u dënu ashpër nga krerët e institucioneve edhe nga bota demokratike është e rëndësishme që Kosova t’u bashkohet shteteve demokratike.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i ShBA-së, Joe Biden prezantoi disa sanksione ndaj Rusisë ku pritet të marrin pjesë edhe 27 anëtarët e BE-së dhe G7-së.

Biden prezanton sanksionet ndaj Rusisë