Putin flet para takimin të javës së ardhshme me Biden

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shpreson që presidenti amerikan Joe Biden të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald Trump.

Ai i bëri komentet në një intervistë për NBC News përpara takimit të tij të parë me udhëheqësin e ri të SHBA.

Zoti Putini e përshkroi zotin Biden si një “njeri karriere” që ka kaluar një jetë të gjatë në politikë.

“Shpresoj shumë megjithëse do të ketë disa avantazhe dhe disa disavantazhe, nuk do të ketë lëvizje të mbështetura në impulsivitet ngapresidenti i Shteteve të Bashkuara” tha ai, sipas një përkthimi nga NBC News.

Zoti Biden planifikon të parashtrojë një sërë shqetësimesh nga ana e Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndërhyrjet në zgjedhje për të cilat akuzohet Rusia dhe përdorimin e hakerave, në takimin e nivelit të lartë me zotin Putin të mërkurën në Gjenevë.

Zoti Putin e kishte pranuar haptazi se gjatë zgjedhjete të vitit 2016 ai mbështeti zotin Trump.

Presidenti Biden ka thënë se nuk ka iluzione për zotin Putin, të cilin ai e përshkruar si “vrasës” pas një sërë vdekjesh të profilit të lartë, përfshirë atë të kritikut të Kremlinit Boris Nemtsov.

I pyetur nëse ai është “vrasës”, presidenti rus tha se kjo shprehje ishte pjesë e “një qëndrimi prej të forti” më i përshtatshëm në Hollywood.

Një mënyrë e tillë të shprehuri “është pjesë e kulturës politike amerikane, ku kjo konsiderohet normale. Por jo këtu. Këtu nuk konsiderohet normale,” tha ai./VOA