Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 29.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Njoftime  për punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Prishtina 3

Nga Dalja 10kV PTK Dispeqingu do te nderprehet:

NS 10/0.4kV TS Dispeqingu (S-kek) ( kodi: 12000017168 )  prej orës 14:00 deri në ora 14:30

Vendet: TS 048 Dispeqingu,  KOSTT, Bankomati i BKT afër zyreve te KEDS dhe ATK.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i pikës furnizuese të ndërtesës KEDS.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10 [kV] Prishtina 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  J13 Zona Industriale – Aragoniti (kodi: 10000009)  prej orës 16:00 deri në ora 19:00

Vendet: Eulex, Aragoniti dhe Zona industriale.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani  do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Bablaku (kodi: 41000001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mirash, Prelez i Muhaxherëve (një pjesë), Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Trim (Tërni).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV]  Artana do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Slivova (kodi: 60024003) prej orës 10:30 deri në ora 13:30

Vendet: fshatrat: Artanë-Llabjan (një pjesë), Artanë (një pjesë), Bostan, Brus (një pjesë), Dragoc, Kukavicë, Gelmivad (një pjesë), Izvor, Koznicë, Llabjan, Llajshevc, Manishnicë, Parallovë (një pjesë), Prekovc, Vlasali dhe Zebincë.

Arsyeja:  Ndërprerje emergjente, ndërrimi i ndërprerësit të fuqisë.