Punime në rrjet, KEDS tregon për vendet ku nesër do të ndalet rryma

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

Rajoni i Prishtinës: 

1.

TS 35/10 kV Fushë-Kosova 1 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV Depo (HEK) Nakaradë (kodi: 15018006051) nga ora 11:00 deri në orën 14:00

Vendet: Nakaradë, rr. Naser Sekiraqa në afërsi të depos së hekurudhës.

Arsyeja: Kyçja e segmentit të ri 10kV.

2.

TS 35/10 kV Fushë- Kosova 1 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV NN’’Nartel exin’ fabrika e ngjyrave (kodi: 15018006183) nga ora 12:00 deri në orën 14:00

Vendet: Fabrika e betonit Narteli në fshatin Nakaradë.

Arsyeja: Kyçja e segmentit të ri 10kV.

3.

NS 110/35/10 kV Palaj do të ndërprehet:

NS 10/04kV TS PTT (kodi: 18024002010 ) nga ora 10:00 deri në orën 15:00

Vendet: Rr. Hasan Prishtina një pjesë e rr. Rasim Hashani.

Arsyeja: Kalimi i konsumatorëve në trafostacion të ri.