Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime nga palët e treta

Gjakovë

 1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ratkoci (kodi 82081006) nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxe (një pjesë)..

Arsyeja: punët që duhet ë kryhen sipas PEE dhe Projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni I pranimeve teknike

 2.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Denji (kodi 82081007) nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: Fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë).

Arsyeja: punët që duhet ë kryhen sipas PEE dhe Projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike

Prizren

1.

NS 110/10  kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zhupa  (kodi: 31000026 )  nga ora 11:00 deri në orën 14:00

Vendet: Fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja : puneve qe duhet te kryhen ne baze te PEE dhe Projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni I pranimeve teknike

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ponosheci (Kodi: 80080006) nga ora 09:00 -i 17:00

Vendet: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë.

Arsyeja: Vendosja e konzollave ne shtylla te reja dhe perqueseve