Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat do të ketë ndërprerje të rrymës vetëm në rajonin e Prishtinës.

Prishtinë

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] Ulzat 1-Hajvali (kodi:19000040167) prej orës 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: Lagjja e Byçmetëve.

Arsyeja: Bartja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër 0.4kV në rrjetin e ri 0.4 kV.

2.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] TS Hajvali Xhamia (kodi: 10014002028) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Te Xhamia.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, demontimi i shtyllave – evitimi i rrezikut.