Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Punëtori rrëzohet në vendin e punës, merr trajtim në QKUK

Një burrë nga Malisheva është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor pasi ishte rrëzuar në vendin e punës, duke pësuar edhe lëndime.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se, sipas mjekut kompetent, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur më 15 janar rreth orës 17:23 dhe është ende duke u hetuar.