Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, Foto:KALLXO.com

Pse gjyqtarët nuk e përdorin udhëzuesin për politikën ndëshkimore?

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka deklaruar se në vitin 2018 është miratuar një udhëzues i përgjithshëm për politikë ndëshkimore dhe se ky udhëzues është mjet i rëndësishëm për punën e gjyqtarëve.

Këtë Peci e ka thënë në emisionin #KallxoPërnime ku po trajtohet ‘Mosarsyetimi/harmonizimi i vendimeve gjyqësore’ në Kosovë.

Më tej, kryetari Peci ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e eliminimit të disa çështjeve të cilat i konstatojnë gjykatat.

“Prokuroria e kanë një udhëzues të veçantë të cilin duhet me ia prezentu gjykatës, por në të njëjtën kohë edhe shërbimi provues po bëjmë përpjekje me na dhënë të dhëna më të  kompletuar në kuptimin e këtyre rrethanave në mënyrë që edhe gjykata kur të gabojnë edhe konstatojnë një rrethanë që me të vërtetë nuk e ka të dokumentuar duhet në të ardhmen me ndërmarrë masa”, është shprehur Peci.

Kreu i Supremes në KallxoPernime ka bërë të ditur se është duke u punuar në drejtim të formulimit të udhëzuesit të përgjithshëm pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri Penal.

“Tash jemi në vijimin e udhëzuesit të përgjithshëm  të politikës ndëshkimore, për shkak se kodi penal nuk është përfshirë në udhëzuesin e parë. Besoj se pas marrjes së konsultimeve dhe mendimeve do të del një produkt i mirë” , ka treguar Peci.