Aksioni i PSD para Kuvendit të Kosovës/ FOTO: KALLXO.com

PSD me aksion para kuvendit të Kosovës

Partisa Social Demokrate (PSD) ka mbajtur sot një aksion para kuvendit të Kosovës lidhur me nismën e kësaj partie që të falen gjobat e pandemisë.

Por lidhur me refuzimin e votimit të këtij projektligji dhe zvarritjen e trajtimit të këtij projektligji, disa nga përfaqësuesit e kësaj partie vendosën pankarta nëpër dyert e kuvendin në të cilat shkruhej “Kuvend jodemokratik”.

Aksioni i PSD-së para Kuvendit të Kosovës/ FOTO: KALLXO.com
Aksioni i PSD-së para Kuvendit të Kosovës/ FOTO: KALLXO.com
Aksioni i PSD-së para Kuvendit të Kosovës/ FOTO: KALLXO.com

Lidhur me këtë Nol Nushi, sekretari i PSD-së tha se kuvendi është “shndërruar në një bunker”.

“Jemi këtu para hyrjes së kuvendit, një institucion që do të duhej të ishte i hapur për qytetarët dhe iniciativat qytetare, mirëpo ne jemi këtu për të dëshmuar qysh ky kuvend praktikisht është mbyllur, është shndërruar në një bunker” – tha ai para mediave.

Ai në vijim përmendi se PSD vitin e kaluar në periudhën maj – qershor në bashkëpunim me qytetarët ka iniciuar një peticion për faljen e gjobave të pandemisë dhe tha se përgjatë 20-25 ditëve kanë mbledhur më shumë se 11 mijë nënshkrime të qytetarëve për faljen e këtyre gjobave.

“Në këtë mënyrë, ne kemi nisë një nismë legjislative dhe ia kemi dorëzuar kuvendit… kjo nismë e tillë është vetëm hera e parë në historinë demokratike të Kosovës që një ligj propozohet në kuvend nga qytetarët dhe kjo u zvarrit më shumë se një vit e gjysmë që të trajtohet” – tha Nushi.

Sipas tij, në komisioni parlamentar për trajtimin e këtij ligji deputetët e pozitës e kanë refuzuar atë pa asnjë argument por për inate politike.

Ai tutje përmendi se më pas ligji shkoi në seancë parlamentare pa mbështetje të komisionit, po përgjigja të cilën e morën ishte që ta caktojnë një deputet që ta prezantojë këtë projektligj.

“Nuk ka shpjegim tjetër përpos që kjo qeveri dhe ky kuvend mbizotërohet nga kjo shumicë absolute popullsitë që nuk lejon iniciativa që nuk janë në kontrollin e tyre. Ata është dashur të na lejojnë që ne me argumentet tona t`i bindim deputetët se pse ky ligj duhet të kalojë” – u shpreh Nushi i cili pati kriktika edhe për opozitën.

“Unë kam kritikë edhe për deputetët e opozitës që nuk kanë ndikuar ndaj kësaj shkelje sepse kjo është shkelje ndaj demokracisë” – u shpreh ai duke thënë se në këtë rast PSD përfaqëson 11 mijë qytetarë që me dëshirën e vullnetin e tyre është dërguar një ligj në kuvend dhe që tani nuk po u lejohet as ta përfaqësojnë ligjin.

“Javën e ardhme është seanca aty do të trajtohet projektligji unë ende po du me shpresu që këta deputetë nuk janë thjesht robotë që i ndjekin urdhrat partiake nga lart por që ka mbetur pak arsye në kokën e tyre dhe pak humanitet në shpirtin e tyre që të mund ta trajtojnë një kërkesë që është tipike që buron nga qytetarët” – vijoi ai.

Nushi përmendi edhe numrin e qytetarëve të gjobitur gjatë pandemisë teksa tha se partitë në pushtet edhe se kanë mbajtur tubime nuk janë dënuar.

Gjobat e pandemisë kanë qenë të padrejta, janë dënuar më shumë se 300 mijë qytetarë në Kosovë. Partitë në pushtet kanë mbajtë tubime, protesta edhe nuk e kanë marrë asnjë gjobë. Ato gjoba duhet të anulohen, ata që i kanë pagu duhet të rimburësohen” – përmbylli Nushi teksa u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj.