Presidentja Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai.

Presidenca përmes një njoftimi bëri të ditur se Çekia është aleate e Kosoës dhe mbështetëse në rrugën euroatlantike.

“Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”- ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani po merrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2023 e quajtur më shpesh si COP28, është konferenca e 28-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet Dubai.

Gjatë kësaj konference, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ish-sekretarin e SHBA-së, John Kerry të cilin e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.