Protestohet kundër ndotjes së lumit 'Nerodime'

Organizata për mbrojtjen e mjedisit dhe qytetarët të shumtë kanë protestuar gjatë ditës së sotme në Kaçanik kundër ndotjes së lumit Nerodime.

Protesta është mbajtur para objekti të Komunës së Kaçanikut duke u bërë thirrje autoriteteve që të ndërrimin hapa për të parandaluar ndotjen dhe kutërbimin e rënd të lumit Nerodime si rezultat i ndotjes.

Pjesë e pritëses ishte edhe Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” e cila, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ndotja me e madhe e Lumit është duke ndodhur tash e dhjetëra vite, përveç tjerash, nga derdhja e ujërave të zeza të pa trajtuara nga të gjitha Komunat e Regjionit.

Për këtë situatë “Gjethi”  ka reaguar që nga 2016 duke kujtuar se është bërë shumë pak për të parandaluar ndotjen.

“Andaj për të parandaluar ndotje kërkon urgjentisht nga Komuna e Kaçanikut që, për çdo vit të bëjë postimin e shtretërve të lumenjve të saj, Nerodime dhe Lepenc; planifikimin dhe ndërtimin e një impianti për trajtimi ujërave të zeza.”

Protesta e mbajtur sot në Kaçanik kundër kutërbimit të lumit Nerodime ishte thirrur nga një grup qytetarësh si reagim i ndotjes de kutërbimit të rëndë të lumit Nerodime.