Protestë për ujë, bllokohet rruga Graçanicë-Janjevë

Disa qytetarë të Graçanicës kanë bllokuar rrugën që lidh këtë qytet me Janjevën  në shenjë proteste.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të protestës së këtyre qytetarëve.

Sipas raportimit të disa mediave në gjuhën serbe, këta qytetarë po protestojnë për shkak të mungesës së ujit.

Radiokim.com raporton se janë rreth 80 familje që janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit.

Në këtë vend, ku janë duke protestuar shihen edhe vetura të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksion, por ende s’kemi marrë përgjigje.