Njoftimi për protestë nga ballkonet Foto: RTV21

Protesta në Prishtinë me këngën ‘Marshi i UÇK-së” (VIDEO)

Në disa banesa të Prishtinës, në ora 21:00 është dëgjuar kënga “Marshi i UÇK-së”.

Kjo ka qenë një protestë e organizuar për shkak të deklaratave të dhëna nga ish këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi.

Ky i fundit u bë temë që nga dita e djeshme, kur në një emision televiziv për krimet e luftës, ku në mes tjerash kishte deklaruar se ka pasur pjesëtarë të UÇK-së që kanë kryer krime lufte.

Ky lloj protestë nga ballkonet e banesave dhe shtëpive ishte bërë për disa ditë para pak javësh, kur u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

Pas reagimeve të shumta, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka shkarkuar sot gjatë ditës këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin.