Pika kufitare në Jarinjë, Foto: KALLXO.com
Paralajmërimi për protesta në Serbi, KFOR dhe EULEX prezent afër pik-kalimit kufitar në Jarinjë - FOTO
25.5.2024 - 13:06
Një protestë afër pikë-kalimit kufitar në Jarinjë është paralajmëruar sot të mbahet.
Gazetarja e KALLXO.com, Adelinë Ahmeti aktualisht gjendet në Leposviq për të ndjekur nga afër zhvillimet atje.
Përgjatë rrugës që dërgon në pikë-kalimin kufitar janë parë automjete të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misionit të Bashkimit Europian për zbatim të ligjit, EULEX afër pikës kufitare.
Ndërsa, edhe Policia e Kosovës është e vendosur në pikë-kalimin kufitar, si zakonisht.
Aktualisht situata është e qetë.