Arrestohet një i dyshuar për Krime lufte në Burgun e Dubravës

 

Është arrestuar G.M., shtetas nga Kosova me nacionalitet serb, i dyshuar për krime lufte në Kosovë në periudhën kohorë 1998/99.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka pranuar informacion G. M., se i njëjti dyshohet se ishte pjesëmarrës në kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile më saktësisht për masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore- operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj 1999”- thuhet në njoftimi publik të Policisë.

I njëjti dje është shoqëruar në policia për intervistim dhe me urdhër të Prokurorisë speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë për të  vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen detaje të masakrës në Burgun e Dubravës