Prokuroria për rastin në Podujevë: Punëtori i sigurimit u gjet pa shenja jete në vendin e punës

Një person është gjetur i vdekur në një fabrikë në Podujevë, dje rreth orës 10:20.

Viktima ka qenë punëtor i sigurimit në fabrikë.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, i njëjti është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

“Ju njoftojmë se më 3 janar 2023, në një fabrikë në Podujevë, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës një person (mashkull), punëtor i sigurimit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”- ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është kualifikuar “hetim mbi vdekjen” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e kësaj vdekjeje”- ka thënë Ulaj për KALLXO.com.

Gjendet i vdekur një person në një fabrikë në Podujevë