Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në një fabrikë në Podujevë

Një person është gjetur i vdekur në një fabrikë në Podujevë, dje rreth orës 10:20.

Polica ka njoftuar se njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas Policisë, viktima është burrë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Rastin e ka raportuar në Polici një qytetar i cili, sipas njoftimit, ka thënë se ka parë një trup të pa jetë.

KALLXO.com ka kërkuar detaje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.